Lajme

Pas 28-vjeçares që humbi jetën, 2 gra të tjera shqiptare shtatzënë janë në gjendje të rëndë nga Covid-19

Një grua shtatzëne është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është prekur nga Covid-19 si dhe po trajtohet në repartin intensiv të Klinikës Infektivë të QKUK’së. Ndërkohë një grua tjetër shtatzënë po ashtu e prekur me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive.

Serbi, 157 raste të reja me koronavirus

Njëra nga këto paciente e prekur nga Covid-19 është në moshën 30-vjeçare dhe është në javën e 27-të të shtatzënisë.

E ndërkohë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK’së ka paciente shtëzëna të cilat janë të prekura po ashtu me koronavirus. 6 gra tashmë janë të konfirmuara me Covid-19 e që janë të shtrira në klinikë.

Deri më tani dhjetëra gra në Kosovë të cilat kanë qenë në pritje të fëmijës janë prekur po ashtu me Covid-19. Por para pak muajve në Kosovë një grua tjetër shtatzënë ka ndërruar jetë nga Covid 19 bashkë me foshnjën që po e mbante në bark.

Kosovë, rritet në 91 numri i të prekurve me koronavirus

MË TË LEXUARAT

To Top