Ish-konkurrenten e “Për’puthen 2” Antonela Berishën tashmë e shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por përpara këtij reality-show e kemi parë në programin e dashurisë.
Sigurisht ajo për çfarë mbahet mend më shumë Antonela është ‘lufta’ me Ledjanën për Mevlanin, i cili në fund zgjodhi Ledjanën.
Po a vazhdon akoma kjo ‘armiqësi’?! Mesa duket po. Ajo ka komentuar në Instagram “dihet” kur është pyetur se kë do donte të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.Direkte të gjithë kanë aluduar se sigurisht e ka për Antonelën.
Ndryshe nga shumë ‘armiqësi’ në programin “Për’puthen” që pamë të harroheshin jashtë Ledjana dhe Antonela vazhdojnë po njësoj.
Ledjana e ka akuzuar Antonelën si dikush që ndërhynte në çift dhe se deri në momentin e fundit i ka kërkuar Mevlanit “të dilnin çift bashkë”. Ledjana rrëfeu se ajo dhe Mevlani do të deklaroheshin që në takimin e 4, ku kanë dhënë puthjen e parë, por Antonela e mori vesh dhe krijoi një situatë dramatike në emision duke bërë që deklarata e tyre të shtyhej për shumë më vonë. Gjithashtu ajo ka treguar që ata dy nuk e ndërprenë komunikimin mes tyre.
Në emisionin “Goca dhe Gra” ajo gjithashtu tregoi se i ka bllok të dy. Nga ana tjetër Antonela e ka akuzuar Ledjanën për “fallcitet”. Kujtojmë se tashmë asnjëri prej të treve nuk flet me njëri-tjetrin.