Marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit u tensionua papritur në një pikë të lojës dhe ata nuk u ndanë mirë. E gjitha arriti kulmin kur në një debat, nisur nga batutat, ata kaluan në ofendime. Fifi e quajti Ilirin “Balerin i dështuar” teksa Iliri iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën “Marova” si “vegetë”.
Ndonëse jashtë shtëpisë, duket se disa gjëra kanë lënë shenjë te Fifi. Sot përmes në Instastory, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar: “Kjo është vegetaNë këtë mënyrë ajo ironizoi Ilirin, me të cilin nuk e dimë nëse do sqarohen pas daljes së tij nga “Big Brother” .”.
Pak ditë më parë, Fifi ka realizuar një video live në Instagram. Teksa ndodhet në Turqi, Fifi ka gjetur kohë për fansat e saj në Instagram. Ajo është futur live ku ka folur për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, që shkaktoi një debat shumë të madh dhe mori vëmendje të gjerë.
Fifi ka thënë se po ndihet e lumtur, është mirë dhe se do ti nënshtrohet seancave me psikologë për ta përmirësuar gjendjen e saj emocionale të cilën e shfaqi para një publiku të madh për 50 ditë rresht. Kujtojmë se Fifi doli nga shtëpia pas përballjes së ashpër që pati me opinionisten Balina Bodinakun.
Fifi reagoi ditët e fundit dhe për hyrjen më të re në BBV, mikeshën e saj, Big Mamën, përmes një postimi në InstaStory, Fifi i ka uruar asaj për rrugëtimin e ri, teksa ka dhënë një porosi për të dhe prezantuesen e spektaklit, Arbana Osmanin. “Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Asgjë nuk isha unë, çka është kjo”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.
Kujtojmë që Fifi u largua nga shtëpia e famshme pas gjendjes së saj emocionale, duke deklaruar se ka nevojë të dalë jashtë që të merret më shumë veten. Dhe si duket Fifi tashmë po e shijon ‘lirinë’, pasi përmes disa postimeve në Instagram ka treguar se ka nis pushimet me shoqërinë e saj dhe vendi që ka zgjedhur është Stambolli.