Rozë

Pas debatit të ashpër me Donaldin/ Flet vëllai i Einxhel: Ajo është shumë e ndjeshme i kam thënë mos të…

Për debatin mes Einxhel dhe Donaldit brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ka reaguar edhe vëllai i moderatores.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emiksioni ‘Wake Up’, vëllai i Einxhel Shkirës u shpreh se është një debat mjaft delikat dhe se nuk mund të gjykojmë dot as Einxhel dhe as Donaldin.

“Është delikate si debat. Einxhel është një tip që u beson gjërave, ëndrrave dhe iniciativave që të tjerët marrin. Është një këshillë që i kam dhënë edhe pse më i vogël, shikoji gjërat në term biznesi, më ftohtë. Ka besuar jo në mënyrë të ligjshme, me kontrata, nuk ma dëgjoi këshillën”, tha ai.

Vëllai i Einxhel tha se ajo jep një shans të dytë, pasi e ka zemrën e madhe. Sipas tij, aty është një lojë, ata janë të gjithë në një lojë të madhe, shprehin mendimet e tyre si lojtar apo si vetja.

“Truri fillon e punon në mënyrë tjetër, jo si jashtë. Varet si është thënë, varet si është bërë pyetja. Nuk mund të gjykojmë dot as Einxhel dhe as Donaldin”, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top