Rozë

Pas Delinda Dishës një tjetër aktore largohet nga ‘Klanifornia’: Uroj të shihemi në televizione të tjera

Aktorja Eliona Pitarka është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.

Një ndjekës e ka pyetur aktoren: “Kur fillon Klanifornia”? Por si u përgjigj ajo? Eliona bëri me dije se nuk ka informacion lidhur me datën që starton “Klanifornia” pasi ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit.

“Në fakt nuk kam info të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive”, ka shkruar Eliona.

Shpeshherë Eliona komentohet për fotot e saj që publikon por edhe për format trupore. Më herët, ajo mori një koment negativ, ku dikush e kritikonte Elionën se nuk duhet të ekspozohej shumë tani që është bërë mama.

Aktorja nuk ja ka përtuar përgjigjen duke u shprehur se është një femër që e do veten dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Ajo i ka inkurajuar të gjitha mamatë të duan veten dhe të mos ndrydhen për asgjë.

“Hahahahaha përse jo? Unë jam një super mama, jam një femër në karrierë , jam një femër qe e dua veten, unë mund ti bëj të gjitha! Nëse nuk ndihem unë e plotësuar dhe e lumtur me veten time, si mund të jem një mama e qetë dhe e mirë ? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e të mendoni që gjithçka duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi e të rrisni fëmijët”-është shprehur Eliona.

MË TË LEXUARAT

To Top