Rozë

Pas lajmeve se u nda nga Afrona, reagon Blero: Unë jam i bekuar që kam në jetën time…

Për herë të parë Blero flet rreth lajmeve për ndarjen me Afronën, këngëtari i njohur, Blero Muharremi i njohur për publikun si Blero, së fundi ka qenë mjaftë i komentuar në mediat rozë.

Ka disa javë që në media u raportua se martesa e Bleros dhe Afronës ka përfunduar. Sa i përket lajmeve në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja e tij, afrona Dika, Blero nuk ka dashur ta komentojë, duke thënë se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga Instagrami deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

“Unë Instagramin im nuk e kam personal e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”- tha Blero.

Ndërsa në fund ai ka dhënë dhe një mesazh për fansat.

“Unë jam i bekuar falë zotit që kam mbërritur deri këtu falë zotit dhe fansave, Blero do të sjellë muzikë dhe do jemi së bashku për shumë vite, nuk pranoj të bëj intervista por kam respekt për Topmedia dhe Top Channel prandaj pranova.”-deklaroi ai.

MË TË LEXUARAT

To Top