Boksieri shqiptar Florian Marku do përballet në 25 gusht në stadiumin “Air Albania” me meksikanin Miguel Parra Ramirez për titullin WBC Silver. Përpara këtij dueli, Marku ka takuar kryeministrin Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka veshur dorezat e boksit, teksa është në përkrahje të kampionit shqiptar të ringut. Kryeminsitri Rama kërkon nga shqiptarët mbështetje për “gjigantin” Florian Marku, teksa ai vetë nuk do jetë në stadium për shkak se mungesës fizike në Shqipëri.
“Në 25 të gjithë me Florianin, ta mbështesim. Unë nuk do jem dot fizikisht. Është WBC me një nga Meksika. O me meksikanin o me Florianin, nuk ka rrugë të mesme. Do jetë spektakël”, tha Rama.
Ndërkohë në postimin e tij në rrjetet sociale, Marku shprehet se: “Edi Rama fiton zgjedhjet, une ndeshjet. Ju pres te gjitheve me 25 Gusht ne Air Albania”.
Ndërkohë shumë fansa të boksierit janë zhgënjyer disi nga ky takimi i sotëm me kryeministrin Rama dhe aq më tepër kur këtë e kthen në muhabet zgjedhjesh e politikë.
Zakonisht njerëzit nuk i presin mirë këto takimet e sportistëve me pushtetarët tanë, që i përdorin thjesht për interesin e tyre e si përfundim nuk bëjnë asgjë për sportin.