Rozë

Pas ndarjes nga Donaldi, Beatrix flet: Jam me lot në sy që kur e di që ka njerëz që kujdesen për mua

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se çifti i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” Donald dhe Beatrix janë ndarë. Ky lajm ka nisur që pas përfundimit të reality show-t, ku dyshja nuk u panë më bashkë, teksa as nuk u shkëmbyen me njeri-tjetrin në festën e “Top Media”-s të disa ditëve më parë.

Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në “Instagram”. Kështu, ditën e sotme, Beatrix ka postuar në ‘story’-n e saj një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe, që besojmë se i referohet ndarjes nga Donaldi.

Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur. “Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja ku rrë që do të kaloja këtë eksperiencë.

Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë.”

MË TË LEXUARAT

To Top