Rozë

Pas skandalit me rrogat/ Nis edhe humori në rrjet: Për qethje do paguani në varësi të rrogës

Dy ditët e fundit në vendin tonë është bërë viral dokumenti me rrogat e 637 mijë shqiptarëve. Tani që lista është në duart e kujtdo, duket se çdo person është i interesuar për të parë rrogën e të tjerëve.

Këtë e dëshmon edhe një foto në një berberhane, ku duket që në ekranin e dyqanit është hapur lista ne rrogat. “Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës,” thotë dikush me humor. Po ashtu ka plasur edhe gallata në rrjete sociale me meme nga më të ndryshmet.

Nderkohe, Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim në lidhje me publikimin e të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve të ndryshëm. Dokumenti në formën e një linku që po përhapet me shpejtësi në platformat sociale, i përket muajit janar 2021.

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacionit, i cili ka të bëjë me pagat mujore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin privat dhe në administratën publike.

Por si doli ky dokument? Gazeta TemA ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën. Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.

MË TË LEXUARAT

To Top