Pak ditë më parë, në rrjet qarkulluan fotot e Beartit duke u puthur me Tean. Këto foto vërtetuan se dyshja janë të lidhur dhe historia Tea-Andi ishte një lojë.
Një ndër konkurrentet e “Përputhen”, Ana Kauri i ka aku zuar shpesh Tean dhe Andin për shtirje. Tani që e vërteta është zbuluar, Ana ka nisur me thumbime në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një video gjatë një debati në program, ku debaton me Tean në lidhje me Andin. Asokohe, Ana u shpreh se dukej që dyshja nuk kishin pëlqim për njeri-tjetrin, sepse në të kundërt do të dilnin nga emisioni prej kohësh. Mirëpo, Tea e konsideroi Anën si xheloze.
“Ana ti je thjesht xheloze”, ka shkruar konkurrentja krahas videos, shoqëruar me një të qeshur me lot.