Gjoni Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, ishte së fundmi i ftuar në “Wake Up”. Ai foli për jetën e tij profesionale, por dhe për atë private.
Këngëtari u shpreh i lumtur dhe krenar për multikulturalizmin e tij, por zbuloi se në fillim njerëzit në Zvicër thonin “shqiptari është ai që vjedh”.
“Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i fr ikësuar. Këtu janë pak ra cist. Njerëzit këtu thonin, ‘shqiptari është ai që vj edh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm”, tha Gjoni.