Evis Kushi do të jetë ministrja e re Arsimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një komunikim direkt dhe bisedim me ministren aktuale Shahini dhe pasuesen e saj.
Kryeministri Edi Rama ndërsa falenderoi Shahinin për punën e bërë , njoftoi se Kushi do jetë ajo që do vazhdojë me punën e saj.
“Kam keqardhje për largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit’, tha kreu i qeverisë. Ndërkohë kjo e fundit, deputete e PS në Elbasan tha se: Është privilegj shumë e lartë, pas 7 vitesh në politikë të jem në ministri, përgjegjësi shumë e lartë.
Ndërsa Besa Shahini tha: Pata nderin që kam kontribuuar për Shqipërinë. Ne kemi tejkaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë.