Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia duket se ka bërë publike lidhjen e dashurisë. Ajo postoi një foto në rrjetet sociale me partnerin e saj.
Artistja preferoi ta mbante të fshehtë identitetin e tij duke publikuar imazhin ku duket vetëm një pjesë e fytyrës së tij, teksa e puth.
Duke qenë se Enca e ka ruajtur gjithmonë jetën e saj private në një mënyrë shumë hermetike, reagimet e ndjekësve të saj kanë qenë nga më të shumtit dhe këtë e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në InstaStory.
Ndërkaq Enca u shpreh se me foton që postoi kuptoi që njerëzit merren me punët e të tjerëve dhe janë shumë rr acista.
– “e paske kap sheikun e”, “he pra ja ke ngel me arab”, “he pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”.”– shkroi këngëtarja.
Enca aktualisht po shijon pushimet në Mykonos të Greqisë, siç duket nën shoqërinë e mashkullit që i ka rrë mbyer zemrën. Ndërsa së fundmi ka zbuluar se është bërë rezidente në Dubai, destinacion luksoz nga ku publikon shpesh foto dhe kalon shumë kohë.