Arjon Luli, ish-konkurrenti i “Përputhen” së fundmi është bërë mjaf i komentuar për shkak të lidhjes së tij me Anën e parë jashtë emisionit.
Një foto nga shtrati me Anën e bëri Arjonin një ndër konkurrëntët më të përfolur të emisionit. Në deklaratat e shumta pas këtyre ngjarjeve Arjoni është shprehur se është bërë pishman që humbi një vajzë si Tea, me të cilën zhvilloi takime gjatë emisionit, por e la për Anën.
Së fudnmi ai ka pyetur ndjekësit në Instagram për dëshirën e tyre të fundvitit ku dikush është shprehur: Dëshiroj që Andi dhe Tea të dalin të përputhur.
Përgjigja e Arjonit ishte e sofistikuar duke publikuar një foto të dy konkurrëntëvë shumë të përfolur Andit dhe Teas në prapaskena.
“Të përputhur do dalin sepse ja ka bërë muhabetin në backstage”. Kujtojmë se Andi dhe Tea janë shprehur në puntatat e fundit se janë vetëm për njëri-tjetrit, por këto deklarata Arjoni nuk i paska pritur aq mirë sa të tjerët.