Rozë

Pasi u nda me shumë bujë nga Klaudia Pepa, Albi Nako flet: Nuk martohem më me balerina e kam porosi nga babai





Jeta personale e Albi Nakos ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi i dha fund martesës nga balerina e njohur që tashmë jeton në Itali, Klaudia Pepa.

Prapaskenat/ Pse Albi Nako e Klaudia Pepa i dhanë fund martesës, motra zbulon detajet e divorcit - Balkanweb.com - News24

Dy artistët treguan se ruajtën marrëdhënie miqësore pas ndarjes dhe secili vazhdoi jetën e tij Koreografi Albi Nako më pas u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha, e cila ka qenë balerinë e trupës së tij në “Tv Klan”, e ndërkohë prezanton motin në po të njëjtin ekran.

Gjithashtu, u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësisht se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar apo pohuar thashethemet që qarkullonin rreth tyre shkruan PanoramaPlus.

I ftuar në “Wake Up”, i pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj:

“Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Hueyda El Saied kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu!”.

“Pse të martojnë me çdo femër që të shohin?”, iu drejtuan moderatorët. Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj, atëherë gjithçka bie në qetësi”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Albi Nako foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen e djalit balerinë.

“Kur e pyeta pas asaj deklarate, më tha se ishte një moment emocional, por balerinë jo, le të jetë çfarë të jetë, edhe po lice, kuzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo! Ai e ka jetuar atë profesion dhe është pak e çuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin, por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës.

Men cry once', Albi Nako recalls the time she was tearful after Claudia's message

Albi Nako shkakton konfuzion me jetën e tij, lë Albën për t'u ribashkuar me Klaudian në Itali





MË TË LEXUARAT

To Top