Roxy Sowlaty i ka dhënën fund beqarisë. Ylli i “Rich Kids Of Beverly Hills” është martuar me të dashurinë e saj, Nicolas Bijan Pakzad, në një ceremoni mahnitëse në natyrë, të shtunën.
“Më në fund dhe zyrtarisht, zonja Bijan. Do të të dua gjithmonë”, shkruajti aktorja në fotot e shpërndara në Instagram.
Ajo zgjodhi dy fustane. I pari ishte prej mëndafshi, që vinte i ngushtë në pjesën e belit dhe i gjerë në pjesën e poshtme.
Ndërsa fustani i dytë, kishte më shumë detaje, por shumë më ndryshe nga i pari, me de kolte të hapur dhe elegant. Ndërsa bashkëshorti i saj, kishte veshur kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe me papjon.