Rozë

Paska mbajtur post qeveritar/ Ja pse u largua pasi erdhi Edi Rama në pushtet Luizi

Sanksionet e qeverisë shqiptare gjatë kohës kur pa demia COVID-19 ishte në kulmin e saj duket sikur nuk i kishin pëlqyer banorit të shumëpërfolur të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.

Artisti shkodran kishte sugjeruar që në fillim të javës qytetarët të dilnin sipas emrit, të hënën ata me A, e me radhë. Por ai më tej shkruan se Rama duhet të dilte kur të ishte radha e gërmës K, duke iu drejtuar si kryeministër.

Kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak kryeministrit Rama, i cili i ishte përgjigjur duke i thënë se kishte bërë humor kaps. Ky është debati që dyshja Rama-Ejlli kishin zhvilluar me njëri-tjetrin.

Luiz Ejlli: Dje nxore pensionistët, sot mamatë. Të hënën bëje me alfabet, Letë dalin ata që i fillon emri me A, të martën me B, etj. Kur tur të mbërrish tek K, dilë vetë.

Edi Rama: Humor kaps quhet ky. Luiz Ejlli: Po unë tu drejtova si Kryeministër me K, pastaj se të shkon mendja tjera kund….

Kryeministri Rama përndryshe njihet për aftësinë e tij për t’iu kthyer përgjigje ironike shumë komentuesve që i shkruajnë në faqen e tij në Facebook.

Gjithashtu Luiz Ejlli ka punuar ne Ambasaden Shqiptare ne France, gjate qeverisjes demokratike, por me ardhjen e PS ne pushtet Edi Rama e largoi.

MË TË LEXUARAT

To Top