Rozë

Patën debate për biznesin dhe lidhja në distancë/ A ishin këto arsyet që u ndanë Blero dhe Afrona?

“Lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik”, shprehej artisti.

Vetëm pak kohë më parë, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona konfirmuan ndarjen e tyre.

Vetë çifti nuk foli kurrë për fundin e martesës, por nuk u shfaqën më bashkë, fshinë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe nuk i kanë kursyer ironitë në rrjetet sociale.

Por duket se ditët e fundit, modelja ngriti shumë dyshime rreth një ribashkimi me bashkëshortin e saj. Ajo që bie në sy në postimin e saj është se në gishtin e fejesës Afrona ende mban një unazë “Vajzat e lumtura – janë vajzat e bukura”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.

“Prapa një gruaje të fuqishme qëndron vetë ajo grua”, ka qenë një tjetër dhe në fund ajo ka postuar një fotografi më serioze e ku ka shkruar “Më thanë ta postojë këtë foto, por mund ta shlyej më vonë”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se çifti mund të jetë rikthyer bashkë për sa kohë Afrona ka në dorë një unazë martese.

Por për të përgënjeshtruar gjithçka është kujdesur Blero. Duke zbuluar se situata mes ish-bashkëshortëve është e rënduar, këngëtari u shpreh se gjithçka mes tyre ka përfunduar në maj.

“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, ka shkruar Blero.

“Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky është vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë”, ka shkruar ai.

Gjithçka ka nisur për debatet e vazhdueshme që çifti ka pasur për shkak të largësisë. Afrona ka këmbëngulur që të vijojë jetesën në Zvicër si dhe të angazhohet me një biznes të sajin atje.

Nga ana tjetër, Blero shpeshherë ka kërkuar që dyshja të jetë së bashku dhe të ndërtojnë një familje. Duket se debatet mes tyre vetëm janë shtuar, duke çuar në një ndarje të vështirë të çiftit.

MË TË LEXUARAT

To Top