Doktor Pëllumb Pipero u nderua sot me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në qytetin e Skraparit,vendi ku u lind dhe u rrit.
Pipero u prit me buqeta me lule e përqafime nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij. Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit,Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok. Pëllumb Piperos,me motivacionin
“Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë,veçanërisht atë të sëmundjeve in fektive si dhe për kontrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19”.
Në ceremoninë e organizuar mesditën e sotme përpara bashkisë së qytetit të Skraparit kanë qënë të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor por edhe deputetë, ministra, qytetarë të Skraparit si dhe kolegë e familjarë të Piperos.
Pas marrjes së titullit,prof.dok.Pëllumb Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit,me inisiativën e shumë qytetarëve dhe kolegëve të këtij qyteti.