Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës janë ngritur sot në protestë. Ata kërkojnë që të rriten pagat, ndërsa i kanë dhën qeverisë afat deri në 5 tetor që të rrisin rrogat ose ndryshe protestat do të vijojnë edhe më tej dhe se do të bojkotojnë mësimin.
“Po largohen intekeltualët nga vendi. Pedagogët ikin nga publiku në privat. Duke përjashtuar pagat dhe largimin e intelektualve është edhe problem i sigurisë dhe shëndetit në punë.
Nuk jepet dëmshpërblim dhe këto janë aq të rëndësishm sa dhe rritja e rrogës. Po ashtu problem është mjetet e punës në vendin e punës.
Kjo ndodh pasi udhëheqësit tanë fëmijët e tyre nuk i shkollojnë në vend por i çojnë jashtë shtetit”tha një nga pedagogët.
Pedagogët kërkojnë që pagat e tyre të arrijnë nivelin e pagave të pedagogëve në rajon. “Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë.
Nësë vazhdon kjo stiuatë do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat”, ka thënë një laborant nga fakulteti i Shkencave të Natyrës.