Ajo tha se këto ditë e ndihmuan të qetësohej dhe të reflektonte, ndërsa shtoi se puntatat e “PërPuthen” gjatë këtyre ditëve nuk i ka ndjekur, pasi donte të qetësohej.
Ai sqaroi se nuk ka qenë produksioni që i ka kërkuar asaj të largohej, por e kundërta, ndërsa i falënderoi për mirëkuptimin e treguar.
“Këto ditë pauze më ndihmuan të qetësohesha dhe të reflektoja. Nuk i kam ndjekur fare këto episode sepse desha të qetësohem. Pata shumë komente dhe mesazhe, kishte nga ata që thanë që kërkoi produksioni që un të largohesha, pro dua të sqaroj që nuk ishte aspak kështu.
Isha unë që kërkova një pauz dhe i falënderoj që u treguan mirëkuptues. Unë asnjëherë nuk kam dyshuar në zgjedhjen time dhe nëse e vendos diçka e çoj deri në fund. Nuk dorëzohem shpejt dhe do vijoj të jem pjesë e programit”, tha ajo.