Krishtlindjet kanë mbërritur edhe në shtëpinë e moderatores Arbana Osmani, e cila ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të dytë. Prandaj nuk kishte se të mungonin dhuratat, alegria dhe zbukurimet në një shtëpi me fëmijë.
Ka qenë vetëm moderatorja që ka publikuar pamje në Instagram, ku tregon se Babagjyshi ka ardhur surprizë për Jonin dhe i ka sjellë një kuti të madhe dhuratë.
Sakaq, një zbukurim në formë dielli ku shkruhet emri i të voglit dhe disa zbukurime për pemën me emrin e Arbanës, Jonit dhe Eduartit.
Arbana ka postuar edhe disa pamje nga darka e Krishtlindjeve, e shtruar me shumë shije dhe me ngjyrat e festës.