Pak më parë kryeministri Rama shfaqi në profilin e tij në facebook, pamje të ambienteve të brendshme të spitalit Infektiv.
Gjatë intervistës të zhvilluar me Najada Çomon, në ambientet e spitalit ku kurohen pacientët Covid, gazetari i kryeministrit i paraqet shefes së Infektivit një videomesazh të vajzës së saj.
“Mami ose mushi siçmë thërret ti zakonisht, të dua shumë, të puth fort dhe të lutem hajde pak më shpejt në shtëpi”, i thot e bija me përkëdheli Najada Çomos.
“Mami ose mushi siç më thërret ti zakonisht, cilësitë e tua janë të panumërta, por desha të theksoj njërën prej tyre, altruizmin.