Andi dhe Melisa ishin dy konkurentët e Për’puthen 2 që u bën çiftë, por jo gjatë programit. E pas daljes së tyre nga aty, çka nuk u tha për njëri tjetrin.
Andi dhe Melisa hodhën akuza të rënda drejt autores së programit, Olsa Muhametit. Madje ata thanë se ajo nuk i lejonte ata të krijohen çiftë, pasi sipas Olsës publiku donte Tean dhe Andin bashkë.
Në një intervistë Melisa kishte rrëfyer se Olsa nuk e lejonte madje as takime të bënin bashkë dhe se ja ndalonte të zgjedhte Andin.
Tash kur kohëve të fundit janë paralajmëruar rikthime të ish konkurentëve nga sezoni i dytë në atë të tretin, nga autorja është bërë edhe një paralajmërim.
Ajo ka postuar pak pjesë nga nata festive e dy janarit, ku shihet të jetë edhe Andi dhe Melisa. Si duket ata i kanë lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet dhe kanë rregulluar raportet mes tyre.
Të gjitha këto risi si duket Olsa po i bën për vëmendje pasi shikueshmëria në program ka rënë sidomos pas fillimit të Big Brother VIP.