Nuk ka më hekurosje, por ka përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë. Kështu evropianët po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, teksa faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen.
Nëse të gjitha këto duken të çuditshme, duhet të dëgjoni se ka njerëz që po sugjerojnë që makaronat mund të gatuhen edhe kur nuk ka nxehtësi.
Është diskutuar prej disa kohësh, por tashmë është konfirmuar edhe nga fituesi i çmimit Nobel në Fizikë, Giorgio Parisi, i cili vendosi ta zbulojë drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
Teknika e gatimit nuk është e re. Disa thonë se e kanë mësuar nga gjyshja, ka nga ata që pretendojnë se e kanë përjetuar në kurset më të njohura të gatimit, ndërsa në internet ishte Dario Bressanini, vite më parë që do ta shpjegonte në Youtube.
Tani me rritjen që po pësojnë faturat e gazit dhe energjisë elektrike, fituesi i çmimit Nobel, Giorgio Parisi, është rikthyer për të folur për të.
“Kjo është hera e tretë që provoj dhe më duhet të them që funksionon! Pasi të ziejë ujin, hidhni makaronat dhe prisni 2 minuta … pastaj mund ta fikni lehtësisht gazin, thjesht përdorni një kapak dhe llogarisni një minutë shtesë nga koha e zakonshme. Të paktën 8 minuta kursim gazi! Duhet të ndryshojmë zakonet dhe nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe”, shkroi ai në facebook.