Informacionet nga jashtë janë bërë temë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, në çdo hyrje të një banori të ri. Në fillim ishte Xhonatan Islami, ai i cili i dha informacione Oltës për lojën e saj, gjë për të cilën u ndëshkua.
Por, kësaj here ka qenë Luizi, ai i cili ka marrë informacione nga një banore e re, Fotinia. Kjo e fundit po diskutonte me Luizin në oborr, për lojën e tij dhe marrëdhënien me Kiarën, duke i dhënë disa informacione se si mund të shihet nga jashtë lidhja e tyre.
Luizi: Unë i thoja gjithmonë që të dal unë dhe Olta dhe një i tretë, nuk e kisha problem për veten, por të thotë ky (Armaldo) për Kiarën. Fotini: Unë dje e pyeta dhe më tha se ka menduar se çifti është më i avantazhuar. Luizi: Është e vështirë të zgjasin çiftet këtu.
Fotini: Nuk është vështirë, çiftet kanë shumë prioritet dhe ti e di shumë mirë. Unë të kam dëgjuar kur e ke thënë. Do të ta them një gabim që mendoj se ke bërë? Kur ndodhi ajo me lavamanin, jo se çfarë ndodhi, sepse nuk e llogarit dot, nuk e kam për veprimin. E kam që më vonë kur e diskutove, vetëm fakti që u joshe nga ajo ideja që të mos kesh Kiarën këtu brenda, se ke bërë luftë të madhe që ta mbash këtu.
Luizi: Nuk e keni kuptuar, unë e thashë pse e kisha bërë.Fotini: Sepse erdhi një moment që the që me Kiarën po të jesh kokë më kokë në finale, do ta fitosh. Ta njoh mirë luftën që ke bërë, jo si të tjerët që të shohin nga jashtë. Ti e nis bisedën si do ta mbjellësh, por atje mendoj se ke gabuar. Ke lënë të kuptohet që gjithë ajo luftë me Kiarën… u duk sikur se ke problem.
Luizi: Unë nuk e them dot, por ajo i ka shërbyer edhe Kiarës edhe mua. I ka ndryshuar lojën dhe mendimin e banorëve të tjerë. Kur nuk më futi Tea në buxhet, Kiara nuk ma tha, dhe kjo më ka mërzitur. E vetmja banore që nuk e kam ditur kurrë se kë nominon, është Kiara. Ajo nominon me zemër, jo me mendje.
Fotini: Duket sikur e përfqafon që mos të… Unë mendoj që Kiarën nuk duhet ta përfshish në lojë. Isha në shtëpi, i thoja “fol moj” se ajo nuk flet fare.
Luizi: Kiara nuk ka lëvizur, që ditën e parë kjo është, e qeshur, e ëmbël. Nuk është cinike, as provokuese.Fotini: Janë disa situata që duhet ti përballojë vetë.Luizi: Prandaj e vlerësoj, se nuk thotë “e ndjej veten të rr ezikuar, do i jap.”
Fotini: Është shumë e mirë. Ti je shumë mistrec, sepse ti nuk mendon siç i mendon ajo. Kur ajo mendon që ti je gabim, ajo të mbron.