Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” dha një intervistë për Top Channel.
Ai u shpreh se kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi duhet ta çojë vendin drejt BE-së.
“Qeveria jonë do të punojë në interes të qytetarëve. Nëse formohet qeveria, ne jemi “çelësi” i saj. Unë nuk u largohem përgjegjësive politike që kam. Kam marrë mesazhe urimi nga liderët politikë shqiptarë. Ndonëse jam i ri në politikë, do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë. Jam i hapur për çdolloj bashkëpunimi që çon në zgjidhjen e konflikteve në rajon. Më kanë kër cënuar dhe kam patur presion, mua nuk më blejnë e as korruptojnë. Kemi bërë një punë të madhe dhe një punë e madhe është para nesh tashmë”, u shpreh ai ndër të tjera.