Dje ishte ditëlindja e Donaldit dhe në ditën e tij të veçantë ai ka publikuar këngën e re, kënga titullohet “Hesht” dhe të gjithë e kanë cilësuar si dedikim për Bora Zemanin.
Dyshja janë rikthyer dhe kjo u vërtetua gjatë festivalit “Sunny Hill” ku u shfaqën përkrah njëri-tjetrit.
“T’u mendu për ty jam, t’u mendu sa shumë të kam dasht e të kam thy”, këngon Donaldi teksa më tej vazhdon mes të tjerash:
A po vjen e leni krejt? Leni llafet, leni njerëzit, leni krejt, unë para teje i lë krejt! Të lutem mos fol ti, të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, hesht e mos fol ti, jo mos ki frikë se nuk jena t’u bo faj! Të lutem mos fol ti, afrohu dhe puthëm si herën e parë.