Rozë

Për vite është cilësuar, si aktorja më e bukur në botë/ Monika Bellucci: Dua të plakem jo të dukem si vajza ime

Monica Bellucci aktualisht është 58 vjeçe dhe është një nga aktoret më të njohura të kinematografisë italiane dhe botërore.

James Bond sexy film star Monica Bellucci on her travels | CN Traveller

Nëse ka diçka që bie në sy në gjithë jetën dhe karrierën e saj, është se aktorja është plakur “pa kërkuar lejen e askujt”. Kjo shkaktoi fjalë e zemërim në radhët e personave që kanë dalë “kundër plakjes”.

Ajo ka guxuar të ecë në tabetin e kuq krejtësisht e painteresuar për mendimin e të tjerëve, me fytyrën dhe trupin e saj të bukur, edhe pse me rrudha.

Bellucci është shprehur hapur se dëshiron të plaket në mënyrë të qetë. Se nuk i pëlqen të ketë përherë pamjen e një gruaje të re në moshë.

“Unë nuk jam e fiksuar për pamjen e jashtme. Kam qenë përherë një grua e mbushur, asnjëherë tepër e dobët. Kjo është zgjedhja ime. Unë dëshiroj të plakem në mënyrë të qetë”, është shprehur ajo.

“Kur je 50 apo 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat dëshira dhe nevoja, sikurse kur je 20 vjeçe. Në moshë të madhe, ti sheh të hyjë në dhomën tënde fëmija yt, dhe kurrsesi s’mund të pretendosh të dukesh si vajza jote. Mosha ta ndryshon komplet perspektivën. Të parët vijnë fëmijët, më pas vijmë ne”, ka shtuar aktorja e famshme italiane.
Monica Bellucci | Monica bellucci, Monica bellucci young, Monica bellucci  photo

MË TË LEXUARAT

To Top