Para dy ditësh u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona e humorit shqiptar, Koço Devole. Kjo ngjarje ka sjellë trishtim tek shumë artistë shqiptarë dhe njerëz të thjeshtë.
Ai ishte i infektuar me koronavirus dhe nuk ka mundur dot ta fitojë bet ejen me sëmundjen. Ndërkohë ditën e sotme po mbahet dhe ceremonia e lamtumirës, ku të pranishëm janë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë të tij, sepse ka patur një kufizim në pjesëmarrje për shkak të situatës së Covid.
Miqtë e tij kanë shprehur ngushëllime për familjarët dhe kanë theksuar se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për ta, por për të gjithë shqiptarët.