Mes lotëve dhe trishtimit është përcjell për në banesën e fundit regjisori edhe aktori korçar Dhimitër Orgocka.
Artisti u shua pas një h emor ra gjie c ere brale në moshën 84-vjeçare në qytetin e tij të lindjes, aty ku edhe kontribuoi për dekada të tëra, si regjisor në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Drejtoresha e këtij teatri, aktorja Zamira Kita teksa shpreh ngushëllimin e saj, premton se ama netin e artistit për të pasur në vëmendje dr amaturgjinë shqiptare do ta çoj më tej.
“Nuk e prisnim këtë ikje. Do të na mungojë të gjithëve Dhimitër Orgocka për bashkëpunimet që kemi pas. Përveç vëmendjes që Orgocka ka pas për dramaturgjinë botërore, merak kishte dramën shqipe, që ne premtojmë se do ta çojmë më tej”, thotë aktorja Zamira Kita.