Rozë

Përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, Federik Ndoci: Më kërkuan 50 mijë euro të dilja në vendin e 5-të

Frederik Ndoci është një nga këngëtarët që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por që nuk arriti të linte dot gjurmë me baladën e tij “Hear my plea”, madje nuk shkoi dot as në finale.I ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, këngëtari shkodran tha se Eurovizioni kërkon një kriter që një vend të ngjitet në kategori, konkretisht Shqipëria.

Këngëtari që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion: Më kërkuan 50 mijë dollarë që të dilja i pesti

Frederik Ndoci tha se gjatë kohës që ai konkurroi, i kërkuan 50 mijë dollarë që Shqipëria të renditej në vend të pestë në finalen e madhe, në vitin kur ai konkurroi.Këngëtari i mirënjohur shkodran gjithashtu shpjegoi se Eurovizion dhe çdo vend pjesëmarrës funksionon me sponsorizim. Kjo në fakt dihej prej kohës.

Janë 5 shtete që financojnë organizimin e eventit.Ato janë Gjermania, Franca, Anglia, Italia dhe Spanja. Nuk është ndonjë habi e madhe. Eshtë me rregullore që këto shtete kualifikohen direkt në finale, sepse financojnë eventin.Ndoci është përfaqësuesi i parë i Shqipërisë që lëshon një akuzë si kjo. Në fakt në gjithë emisionin ai bëri vetëm deklarata të forta, pasi sic duket i pëlqen disi vëmendja.

Zgjedhjet në SHBA/Frederik Ndoci: Demokratët duan të vjedhin votat! Do të  ketë protesta - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top