Rozë

Përmendi ish të dashurin e Kiarës, Luizi ia thotë troç maestros: Gruan tënde e respektoj unë, bëje dhe ti

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në “Big Brother Vip” mes Luizit dhe Armaldos dhe shkaku ka qenë një personazh jashtë shtëpisë. Bëhet fjalë për ish të dashurin e Kiarës, Butrint Imerin.

Fillimisht ka qenë banorja e re Jori, e cila i ka kërkuar produksionit vendosjen e këngëve të Butrint Imerit dhe ka folur hapur me Luizin se ai ka qenë ish i dashuri i Kiarës, edhe pse ai bënte si nuk dinte gjë.

Por, ka ardhur disa ngac mime nga ana e Armaldos për Kiarën, i cili i kërkonte të thoshte se kush është ky.

“Se kam dëgjuar asnjëherë kush është ky”, dëgjohet të thotë Armaldo, ndërsa Kiara i përgjigjet “Pse bëhesh nga cmues?”.

Pas një momenti qetësie, Luizi i është afruar Armaldos dhe i ka dhënë një para lajmërim të fortë. Por duket se shkak ka qenë dhe një fjalë e mëparshme e Armaldos, kur Kiara po fliste me Jorin për Butrintin, ai i kërkoi Luizit që të shkonte dhe të flinte gjumë.

Luizi: Armaldo, Aidën unë e respektoj. Armaldo: Edhe unë po të respektoj. Luizi: Jo po të tregoj se ti e din. Armaldo: Se unë ça po të bëj.

Luizi: Po të tregoj sërish, unë Aidën e respektoj. Armaldo: Dhe unë Kiarën e respektoj, siç po të respektoj ty. Luizi: Më shih në sy, unë e le këtë lojë direkt dhe e di si del ti prej këtu.Armaldo: Nëse ti flet në këtë mënyrë e ke shumë gabim, sepse unë nuk po bëj asgjë. Luizi: Mos ha m*t, rri urtë.

MË TË LEXUARAT

To Top