Rozë

”Për’puthen” po drejtohet nga Ori Nebiaj/ Nisin komentet: Pa Bora Zemanin nuk shikohet

Për’puthen rifilloi sezonin e ri me jo pak ndryshime. Një prej tyre ishte edhe moderatorja e programit. Në vend të Bora Zemanit, këtë sezon do të jetë Ori Nebijaj dhe njerëzit duket se mezi kishin pritur të jepnin mendimet e tyre për dy vajzat.

Njerëzit e kishin thuajse të pamundur të mos krahasonin Bora

Për çudi (ose jo), duket se “mbështetëset” e secilës prej vajzave janë të ndarë në dy rrjete sociale:

Komentet në Instagram thonë kryesisht se “Bora është e pazëvëndësueshme”, “Ajo është imazhi i Për’puthen”, “Nuk shihet programi pa Borën” etj.

Po të kalojmë në YouTube, është një histori tjetër. Komentet mbështesin Orin ose të paktën sugjerojnë që “të mos bëhen krahasime”.

Sigurisht, është e vështirë që njerëzit të mësohen me ndryshimin, por mos ndoshta duhet të presim edhe pak para se të bëjmë krahasime që shpesh shkojnë deri në ofendime – me kaq bindje?

Njerëzit e kishin thuajse të pamundur të mos krahasonin Bora

MË TË LEXUARAT

To Top