Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e tretë dhe e fundit e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, në festival perfomoi shumë reperë të famshëm botëror.
Stormzy, Fedez e shumë të tjerë performuan për tri ditë rresht, “Sunny Hill Festival” u mbyll pa performancën e Dua Lipës.
Por, ylli botëror do të performojë në një tjetër datë, ka qenë kryeministri Edi Rama që njoftoi koncertin e nëntorit me një video përmes ‘Sunny Hill Festival”.
“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në ‘Facebook’.