Rozë

”Përshëndetje Behigje”/ Beatrix vazhdon të rrëqeth me thirrjet: Boll!

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të romacës që nisi në BBV me aktorin e humorit Donald Veshaj duke marrë shumë reagime negative nga ndjekësit e saj. Pas videos që publikoi pak ditë më parë për bulli zmin online që i është bërë këto muaj, Ramosaj ka vendosur të publikojë edhe disa nga mesazhet që merr nga ndjekësit në Instagram.

Këngëtarja publikoi gjatë ditës së sotme në Instastory disa mesazhe që ka marrë nga një ndjekëse, e cila komenton në fotot që ish-banroja e BBV publikonte në profilin e saj.

Në mesazhin e fundit, ndjekësja e cila në Instagram identifikohet me emrin “Alexa”, shkruan se këngëtarja e ka ofenduar duke i dërguar mesazh me adresa fallco. Ndjekësja shkruan se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore nëse këto mesazhe vazhdojnë, nga ajo ose fansat e saj.

“Përshëndetje Behigje Ramosaj. Stop së dërguari sms privat me adresat fallco. Për aq kohë sa mbajnë emrin tënd dhe foton tënde, duke ofenduar, do ndjek çështje gjyqësore ndaj jush për ofendime. Duke qenë se janë “fansat” tuaj, bën mirë t’i ndalosh. Jemi në një shtet ku shkelja e privatësisë dënohet. Është thirrja e parë që ju bëj. STOP.”– thuhet në mesazhin e publikuar nga këngëtarja.

MË TË LEXUARAT

To Top