Peshkatari i varfër tailandez Naris Suwannasang duket se është bërë milioner brenda natës pasi ka gjetur në plazhin pranë shtëpisë së tij, një masë të madhe lëndës ambergris –substanca e çmuar e gjetur vetëm në stomakun e zorrët e balenave, që vjen në formën e jashtëqitjes ose të vjellës së tyre.
Gjashtëdhjetë vjeçari Suwannasang e gjeti lëndën e çmuar të përdorur në prodhimin e parfumeve në plazhin e Nakhon Si Thammarat, në jug të Tailandës.
Ambergris çmohet për zgjatjen e aromave të parfumeve aq sa një version sintetik i saj është prodhuar nga industria.
Naris thërriti kushërinjtë e tij për ta çuar ngarkesën në shtëpi. Ai ishte siguruar që kishte gjetur ambergris, kur kishte testuar një pjesë të saj dhe pa që merrte fl akë.
Vlera e copës së tij të ambergris llogaritet në 2.5 milionë euro. Ambergris njihet si “floriri i detit”.
Fosile të substancës datojnë deri 1.75 milionë vjet më parë dhe me shumë gjasa njerëzit e përdorin prej rreth 1000 vjetësh.