Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 288 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre të prekur me COVID-19 duke e çuar në 480 numrin e personave që kanë humbur bet ejën me virusin.
Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19445 persona, nga të cilët 8260 janë raste aktive, ndërsa 10705 janë shëruar.
Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri:
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.