Lajme

Plàs keq mes biznesmenes dhe policit në Velipojë/ “Mos ma ço zanin, jam qytetare amerikane”(Video)

Pas ultimatumit që dha dje kryeministri Rama, policia ka ndërmarrë aksione të shumta të spastrimit të plazheve nga shezlonget në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Ka pasur përpl asje të policisë jo vetëm me pronarët e shezlongëve por edhe me qytetarët të cilët kishin paguar për shërbimin e marrë.

Ndërsa së fundmi, një përpl asje ka ndodhur mes pronares të një hoteli dhe policisë në Velipojë ku po vazhdon aksioni për spastrimin e vijës bregdetare nga personat që siç raportohet e kanë zaptuar ilegalisht.

Në videot e mëposhtme, shihet një përpl asje mes pronares së hotelit dhe policisë. Pronarja e hotelit ka kërkuar që të lirohen hapësirat publike përpara hotelit të saj, ndërsa policia ka thënë se po bën vetëm atë që i është kërkuar në vendet e përcaktuara.

“Jam qytetare amerikane unë nuk duhet me ma ngrit zonin se thirra direkt ambasadën. Ju keni liru hapësira të tjera, mua më duhet të lironi hapësirën që është përballë hotelit tim të certifikuar”- ka thënë ndër të tjera pronarja e hotelit.

MË TË LEXUARAT

To Top