Luizi ka dalë nga dhoma ku ishte izoluar me Efin dhe pasi është takuar me Kiarën, ai iu ka kërkuar llogari banorëve. “Kush ma ka zënë shtratin?”, ka qenë fjalia e parë që ju ka thënë ai.
Xhoni: E zura kur u futa. Luizi: Tani ik vetë ti. Xhoni: Pa merak.
Luizi është shprehur i pakënaqur me Xhonin sepse ai ishte një ndër banorët që votuan që këngëtari dhe Efi të mos dilnin nga dhoma izolimit.
Është ulur te krevati mbretit ej, këtu veç Kiara Tito e Luiz Ejlli. Uuu ça do i bëj! Me ardh Xhonatani me thënë unë dua mos të dalë Luizi, po ça të bëra ty mor?
Po ty ça të bëra mor shpirt? Edhe ti turist je, do rrish pak edhe ishte kënaqësi…A mor Xhonatan, Xhonatan, ke emër shqiptari, ke emër trimash, burrash, po ti qenke kokrra e lepurit”, ka thënë ai.