Rozë

Plas keq mes Teas dhe Dea Mishel: Kukulla Barbi nuk ka nevojë ta shpëtojë princi

Tea dhe Dea Mishel kanë patur një debat mbi kukullën Barbie. Dea ishte ajo që mbronte figurën e kukullës më të famshme në botë ndërsa Tea e kundërshtonte duke u shprehur se kjo kukull nuk jep asnjë mesazh përveçse të qenit e bukur dhe e hollë.

Debat për Barbie-n, Tea-Deas: Kukull e hollë, e dobët, skilipece,

Pjesë nga debati:

Tea: Barbie një vajzë e bukur, bjonde, e hollë, që i intereson vetëm të zbukurohet, të lyhet dhe të zë Kenin. Nuk ka asnjë mesazh përveçse në këtë jetë duhet të dukemi bukur, të jesh e hollë, bjonde dhe me sy blu. Nuk ka rëndësi se çfarë studion, çfarë punon, që je femër e pavarur, e fortë, nuk ka asnjë rëndësi.

Dea Mishel: Duket që ti nuk ke asnjë informacion mbi temën që po diskutojmë. Nëse ti do kishe parë filmat e kukullës Barbie, do shikoje që çdo kukull Barbie ka një profesion që është diçka shumë e avancuar. Që në vitet ’50 që Barbie ka dal kur femrat nuk kishin shumë kohë që kishin fituar të drejtat e tyre, Barbie ka dal me profesion doktoreshë, parukiere, me profesione të ndryshme. Për më tepër filmat e Barbie nuk janë asnjëherë në pozicionin që Barbie duhet të shpëtohet nga një princ. Barbie Rapunzel shpëton veten e saj nga kulla, Barbie me princeshat që kërcejnë flet për solidaritetin sesi të gjitha duhet të bëhen bashkë, ka mesazhe shumë të forta për shoqërinë dhe sidomos për fëmijët që i ndjekin.

Debat për Barbie-n, Tea-Deas: Kukull e hollë, e dobët, skilipece,

MË TË LEXUARAT

To Top