Lajme

Plazhi i Jalës bosh si asnjëherë më parë, paralajmërohet se do ulen çmimet

Bregdeti i Jalës këtë sezon turistik duket më bosh se asnjëherë më parë. Në një ka fotot e publikuara nga plazhi duket thuajse i shkretuar edhe pse çmimi i çadrave me dy shezlongë ishte ulur në 700 lekë të reja, sërish ato ishin të zbrazura.

Bëhet me dije se rritja e çmimeve të hoteleve, bareve dhe restoranteve dhe hapja e vendit ka ndikim tek zbrazja e plazheve, por Qeveria Rama është e bindur se pas datës 15 korrik turistët do të jenë më të shumtë.

“Pas datës 15 korrik mendoj se turistët do jenë të shumtë në numër po ashtu kryesisht Italianët ,të cilët sipas informacioneve nga kompanitë e udhëtimit ,do të vijojnë deri në mes të shtatorit. Ajo që duhet bërë është fakti që ky vit të jetë një mësim për vitet që do të vijnë”.

MË TË LEXUARAT

To Top