Pak ditë më parë, Melisa u largua përfundimisht nga “Përputhen”. Ajo tha se djemtë në studio nuk i shihte për më shumë se shokë dhe se nuk dëshironte të qëndronte vetëm për vëmendje.
Ditën e sotme, ish-konkurrentja ka zbuluar se me ç’po merret pas largimit nga programi, duke i surprizuar të gjithë. Ajo i është futur muzikës dhe së shpejti do të publikojë këngën e saj të parë.
Kënga mban titullin “U kry” dhe Melisa ka publikuar një pjesë të videoklipit në Instagram. Ish-konkurrentja shfaqet e veshur shumë s*ksi, duke kërcyer. Ajo e ka shoqëruar videon me emojin e një zjarri, si për të treguar se kështu do të jetë dhe kënga.