Leximi

Po bën shumë vapë! Raportohet se në Grenlandë u shkrinë 22 gigatonë akull në një ditë





Ndërsa ndryshimi i klimës po nxit temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Grenlanda humbi një sasi të madhe akulli të mërkurën, shkrirja e së cilës mund të mbulonte të gjithë shtetin e Florida me 5 cm ujë.

Akullnajat dhe shkrirja e tyre – AstroAlb Astronomy

Kjo është humbja e tretë më e madhe e akullit për Grenlandën në një ditë, që nga viti 1950. Dy rekordet e mëparshme u vendosën në 2012 dhe 2019. Shkrirja e shpejtë e akullit ishte rezultat i ajrit të nxehtë të bllokuar mbi ishullin Arktik, për shkak të një ndryshimi në modelet e qarkullimit të tij në atmosferë, sipas shkencëtarëve që paralajmërojnë se më shumë akull mund të humbasë.

Vetëm të mërkurën, rreth 22 gigatonë akull u shkrinë – me 12 që derdhen në oqean dhe 10 të tjerat thithen nga bora, ku mund të ngrijnë përsëri, sipas Xavier Fetvais, një klimatolog në Universitetin e Liege në Belgjikë.

Ngjarje të tilla mund të krijojnë fenomene reagimesh, duke çuar në një rritje të mëtejshme të temperaturës dhe më shumë shkrirjen e akullit në Grenlandë, shpjegoi Marco Tentesco, një klimatolog në Universitetin e Columbias.

Ndërsa, akulli shkrihet, ai ekspozon tokën ose akullin më të errët që thith më shumë rrezet e diellit në vend që ta reflektojë atë përsëri në atmosferë. “Kjo me të vërtetë e bën Grenlandën më të prekshme,” shtoi ai.

Shkrirja me shpejtësi e akullnajave po rrit nivelin e deteve (FOTO) |  Gazeta Dita





MË TË LEXUARAT

To Top