Pamja e kësaj fabrike është dëshmi se prodhimi i ullirit këtë vit ishte i mbarë. Fermerët e Rroskovecit po kthejnë në vaj ullinjtë që kanë vjelë.
Nuk mund t’i gëzohen produktit që marrin pasi hall të madh kanë shitjen e tij. Treg nuk kanë gjetur. “Kemi bërë po nuk ka treg. E marrim në shtëpi sepse nuk kemi ku ta çojmë.”
Po e tregtojnë më lirë edhe se vaji i lulediellit. Fermerët thonë se në disa raste janë detyruar ta shesin edhe me 350 lekë litrin.shih videonh
“350 është ulur. Është më lirë se vaji i lulediellit.” Disa kanë ende vaj nga viti i shkuar. Në mungesë të pikave të grumbullimit mundohen ta shesin te të njohurit.
“Meqë kemi ullinj të rinj, nxjerr 350 kg në vit. Tregun e kam gjetur me miq.” Të gjendur përballë vështirësive, në mungesë të tregut dhe politikave që stimulojnë prodhimin vendas fermerët i kanë sytë nga shteti.
Nuk është hera e parë që fermerët e kësaj zone dhe në gjithë Shqipërinë ankohen se nuk gjejnë dot treg ku të shesin prodhimet e tyre, ku në shumë raste iu shkon mundi kot.