Lajme

Po e mban fjalën e dhënë! Kjo është vepra e madhe që Marin Mema po bën për shqiptarët





Gazetari Marin Mema së bashku me përfaqësuesin e shoqatës që mban emrin e he roit të madh të UÇK “Sali Çekaj”, Xhemajl Haxhiu, kanë ndjekur nga afër punimet që po kryhen në fshatin Bubq.

Familja Zela ku po realizohen këto punime të fundit ka gjashtë anëtarë, tre prej të cilëve me probleme të rënda shëndetësore. Gjyshja e shtëpisë vuan nga azma dhe problemet në të ecur. Njëri nga djemtë vuan nga problemet e shëndetit mendor, djali tjetër nga depr esioni. Në ndërkohë djali i tretë me bashkëshorten dhe dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç jetonin gjithashtu në shtëpinë e shk atërruar nga tërmeti.

Shtëpia siç ka bërë të ditur gazetari Marin Mema do të kushtojë 3,2 milionë lekë, shumë të cilës i shtohet edhe mobilimi i plotë i saj dhe do të jetë gati në pak javë. Shoqata “Sali Çekaj” është e njohur gjerësisht në mërgatë për aksionet e saj humanitare, por edhe në mbështetje të çështjes shqiptare.

Në ndërkohë gazetari Mema ka bërë të ditur edhe bashkëpunimin me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me te cilët është ndihmuar familja Llyçi në Katund të ri të Durrësit. Po kështu puna sipas gazetarit Mema vijon edhe në bashkëpunimin me tre klube shqiptare në St.Gallen (Besa, Plisat, Dardania e shoqatave të tjera) në zona të tjera të prekura nga tërmeti.





MË TË LEXUARAT

To Top