Donald Veshaj duket se është i mërzitur me daljen e Beatrix Ramosajt nga Big Brother VIP. Donaldi ka vënë fotografinë e Triksës afër kokës së krevatit të tij. Tashmë aktori do ta shikojë fotografinë e të dashurës së tij pranë krevatit.
Kujtojmë se Beatrix doli nga shtëpia ditën e premte pasi ishte në nominim me Donaldin dhe Einxhel. Këngëtarja u trishtua shumë nga dalja pasi kishte frikë nga gjërat që mund të ndodhin jashtë.
Pas daljes së Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Donaldi është shqetësuar për këngëtaren teksa ka thënë se ka frikë për jashtë.
Kujtojmë se Triksa ka pasur gjithmonë frikë për atë që e priste kur të linte shtëpinë dhe këtë gjë siç duket ja ka “transmetuar” edhe aktorit.
Ky i fundit i ka thënë Triksës “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë. Ai do të jetë afër teje”, – tha Donaldi.
Ndërsa Beatrix nuk hezitoi ta puthte e ta përqafonte teksa me lot në sy u largua nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme në nominim me Donaldin e Einxhel.