Historia e Natasha Klauss, aktorja që interpreton Sarën (Sarita) te telenovela e njohur “Pasion i Fshehtë”, në dukje tingëllon e pavërtetë; megjithatë ajo ka rrëfyer detajet lidhur me martesën e saj të pazakontë me kushëririn e parë.
Pas dështimit të martesës së parë nga e cila ka një vajzë, Natasha përfundoi e dashuruar me Marcelon, kushëririn e saj të parë me të cilin gjithashtu patën një kurorëzim të ëmbël dashurie.
“Ne jemi kushërinj të parë, normalisht ka shumë persona që nuk e kuptojnë. Nuk jam rritur me të, sepse ai jetonte në Uruguay dhe unë në Kolumbi e nuk e shihja si kushëri, nuk kishte konotacionin e kushëririt.”,- ka rrëfyer ajo.
Ajo u shpreh se hera e fundit që ata u panë para se të takoheshin si të rritur ishte në moshën 11 vjeçare.
E pyetur se si ndodhi martesa, ajo ka thënë:
“Në atë kohë nuk mund të martoheshe me kushëririn e parë në kishën katolike dhe u martuam në rrugë civile. Ai e ka adoptuar Izabelën (vajzën nga martesa e parë), sepse erdhi në jetën time kur ajo ishte 9 muajshe dhe aty filloi historia jonë. Kur vendosëm të kishim fëmijë biologjik, gjinekologu tha se nuk ka asnjë problem, por unë kisha dyshime, sepse kështu është përfolur gjithmonë nga gojëdhënat. Shkuan te një profesionist i gjenetikës dhe aty kuptuam se shumë gjëra i dimë gabim sipas gojëdhënave.”