Leximi

Po harxhoni shumë për maska fytyre/ Këtu keni të gjitha sekretet për t’i bërë vetëm me lëkurën e patateve

Nëse deri më sot i keni hedhur lëkurat e patateve në koshin e mbeturinave, pasi të mësoni se çfarë mrekullish mund të bëjnë për lëkurën tuaj do t’i gatuani më shpesh vetëm që të mund t’i përdorni.

Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të gjitha këta përbërës janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe eliminojnë shenjat e akneve dhe njollat kafe, por jo vetëm. Lëkura e patates u jep gjithashtu shkëlqim flokëve të dëmtuar dhe i ndihmojnë të rriten më shpejt.

MASKË ME PATATE PËR FLOKËT
Lani mirë e mirë 3-4 kokrra patate mesatare dhe qërojini me kujdes. Në një enë shtoni 1 gotë ujë, lëkurat e patateve dhe 10 pika vaj esencial rozmarine. Kalojini në frulator dhe më pas filtrojeni. Përdoreni para çdo larjeje pasi u jep shkëlqim flokëve dhe forcon folikulat e reja. Lëngun që përftuar aplikojeni direkt në skalpin e kokës dhe masazhojeni për 15 minuta.

MASKË ME PATATE PËR FYTYRËN
Merrni 2 patate dhe qërojini. Lëkurat lijini në ujë të vakët për 10 minuta. Më pas shtypini në frulator me 1 filxhan kafeje lëng limoni. Këta 2 përbërës kur kombinohen bashkë zbehin njollat kafe dhe i japin shkëlqim lëkurës.

MË TË LEXUARAT

To Top