Rozë

Po i afrohet shumë Jorit, Luizi habit me deklaratën: Më shpejt ta kam thënë ty se Kiarës

Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitiv. Madje fansat e Luiz Ejllit mendojnë se ata mund të shkojnë si çift, duke qenë se modelja ka qëndruar shumë pranë këngëtarit sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin.

Por ditën e sotme, bukuroshja brune ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka vëlla të madh.

Pjesë nga biseda: Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar) Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai? Jori: Luizin e kam vëlla të madh

Luizi: Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.

Jori: Sa hyra unë, super, super mirëpritje, më i miri ka qenë. Më dha edhe rroba, më dha edhe gardërobë. Antoneta: Pse është çështja? Ti nuk ia bëre pyetje, ose vetes ose atij?

Luizi: Ja thashë. Tre banorë kanë ardhur këtu që nga fillimi deri tani, që kur i kam parë kam thënë ‘këta kanë ardhur me e shiju dhe mua s’do më kenë për asnjë pengesë’. Kejvina, Jori dhe Jona që iku.

MË TË LEXUARAT

To Top